Fakulteti i Shkencave Sociale (FSHS) është njësi kryesore e Universitetit të Tiranës. Rrugëtimi i Fakultetit të Shkencave Sociale nis në vitin 1992 kur Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 348, datë 10.08.1992 vendos të hapet Fakulteti i Punës Sociale me program studimi në punë sociale me kohëzgjatje 4 vjet dhe me program pasuniversitar në punë sociale me kohëzgjatje 2 vjet.
Pikënisje për këtë vendim u bë një marrëveshje zyrtare e majit 1992 e Qeverisë shqiptare me Grand Valley State University (SHBA) që do të ndihmonte për hapjen e shkollës së parë të punës sociale pasi në bazë të një vlerësimi të kryer në atë kohë, për të ngritur sistemin e mirëqenies sociale, Shqipërisë i duheshin rreth 3000 punonjës socialë, ndërkohë që nuk kishte asnjë.
Në vitin 1993, Fakulteti i Punës Sociale shndërrohet në Fakultetin e Shkencave Sociale me këtë strukturë:
- Departamenti i Filozofisë dhe Sociologjisë
- Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë
- Departamenti i Punës Sociale
Në vitin 2008 krijohet Departamenti i Shkencave Politike
Në vitin 2009 nga Departamenti i Filozofi- Sociologjisë krijohen dy departamente:
- Departamenti i Filozofisë
- Departamenti i Sociologjisë
Në vitin 2011 ndryshon emërtimi i Departamentit të Punës Sociale. Ai emërtohet Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale
Aktualisht FSHS ka 5 departamente.
- Departamenti i Filozofisë
- Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë
- Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale
- Departamenti i Sociologjisë
- Departamenti i Shkencave Politike
FSHS, që në krijimin e vet dhe deri tani, është qendra kryesore në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në filozofi, psikologji, punë sociale, sociologji dhe shkenca politike si edhe një nga institucionet më të rëndësishme të vendit për përgatitjen e mësuesve për arsimin e mesëm të lartë në shkenca sociale.
FSHS ka ideuar dhe realizuar veprimtarinë e vet në përputhje me vizionin dhe misionin e Universitetit të Tiranës, në përgjigje të nevojave të shoqërisë shqiptare për formimin e specialistëve të shkencave sociale dhe në përputhje me përvojën më të mirë ndërkombëtare dhe veçanërisht në përputhje me Procesin e Bolonjës.
1992 Hapet Fakulteti i Punës Sociale.
Hapet Departamenti i Punës Sociale.
Hapet programi i studimit në punë sociale me kohëzgjatje 4 vjet, i pari program studimi në Shqipëri në fushën e punës sociale.
Hapet programi pasuniversitar në punë sociale me kohëzgjatje 2 vjet
1993 Fakulteti i Punës Sociale shndërrohet në Fakultetin e Shkencave Sociale me këtë strukturë:
- Departamenti i Filozofisë dhe Sociologjisë
- Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë
- Departamenti i Punës Sociale
Fillon të funksionojë profili i filozofisë dhe i sociologjisë.
1995 Nis projekti 3-vjeçar Tempus nr. 09782-1995 “Zhvillimi i shkencave humane”.
1996 Hapet programi i studimit në psikologji me kohëzgjatje 4 vjet, i pari program studimi në Shqipëri në fushën e psikologjisë.
Nis projekti 3-vjeçar Tempus Phare 1996 Structural JEP, nr. 11016-1996: Ristrukturimi i përgatitjes së mësuesve në Shqipëri
1998 Nis projekti 2 -vjeçar Tempus Phare Academic JEP nr. 13221-1998 Programi master në studime evropiane në Shqipëri
1999 Botohet Revista e Shkencave të Edukimit
2000 Hapet dega e shkencave politike me programin “Specialist i shkencave politike” me kohëzgjatje 4 vjet
Nis projekti 3-vjeçar Tempus, nr. 15038-2000 “Pushteti lokal dhe shoqëria civile në Shqipëri”
2004 Hapen programe të studimeve të ciklit të dytë
Hapet “Qendra e studimeve gjinore”
Botohet revista “Shkencat sociale”
2006 Nis projekti 1 -vjeçar Tempus nr. C004B06-2006 “Akreditimi dhe licensimi shtetëror në Shqipëri”
2005 Hapet programi i studimit Bachelor në Shkenca Politike
2008 Krijohet Departamenti i shkencave politike
Hapen programet e studimit:
- Bachelor në Filozofi
- Bachelor në Sociologji
- Master profesional në Mësuesi për arsimin e mesëm në lëndët e shkencave sociale
- Master i shkencave në Sociologji e zhvillime shoqërore
- Master i shkencave në Punë sociale me profile: a. Drejtim klinik; b. Organizim komunitar; c. Politikë sociale
- Master i shkencave Psikolog shkollor/organizacional
- Master i shkencave Psikolog klinik, i zhvillimit dhe marrëdhënieve
- Master i shkencave në Përkatësi gjinore dhe zhvillim
- Master i shkencave në Filozofi sociale
- Master i shkencave në Shkenca politike, me profi “Teoritë politike”
Nis projekti 2-vjeçar Tempus nr. 144677-TEMPUS-2008-IT-JPCR (2008-4646) Zhvillimi i programeve të studimit master në edukim
Botohet Revista e Shkencave Sociale nr.1
2009 Krijohet Departamenti i Filozofisë
Krijohet Departamenti i Sociologjisë
Hapen programet e organizuara të studimit të ciklit të tretë:
- Shkolla e doktoratës në Filozofi
- Shkolla e doktoratës në Pedagogji
- Shkolla e doktoratës në Psikologji
- Shkolla e doktoratës në Punë sociale
- Shkolla e doktoratës në Sociologji
Hapen programet e studimit:
- Bachelor në administrim dhe politikë sociale
- MNP Drejtim dhe administrim arsimi
- MNP Qeverisja dhe politikat publike
- MNP Këshillim psikologjik
- MNP Orientim profesional
- MNP Punë sociale
- MNP Filozofi praktike dhe humane
- MNP Analizë e politikës sociale
2010 Botohet Revista e shkencave sociale nr.2
Fillon botimi i revistës “Puna sociale dhe politika sociale”
2011 Hapet Qendra e ekselencës
Hapen programet e studimit:
- Shkolla e doktoratës në Shkenca politike
- Master profesional “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”
- Master profesional “Pedagogji e specializuar sociale”
- Master profesional në Punë sociale të avancuar me profil “Punë sociale në arsim””
- Master profesional Punë sociale e avancuar me profil “Punë sociale në shëndetësi”
- Master i shkencave Administrim i shërbimeve sociale
- Master i shkencave Çështje të fëmijëve dhe të familjes
- Master i shkencave në Komunikim për ndryshim social dhe të sjelljes
- Master i shkencave Shërbime sociale në Drejtësinë penale
- Master i shkencave Studime rajonale politike
Nis projekti TEMPUS-JPCR 517319-2011-UK- “Zhvillimi i të drejtave njerëzore në arsimin e lartë”
Botohet revista “Lente sociologjike”
Fillon botimi i revistës “Politikja”
2012 Hapet programi i studimit master i shkencave “Etika në institucione dhe lidership”
2013 Hapen programet e studimetve:
- Master i shkencave në Psikologji klinike
- Master i shkencave në Psikologji organizacionale
- Master i shkencave në Psikologji shkollore
2014 FSHS kontribuon për përfshirjen e profesionit të punonjësit social në profesionet e rregulluara dhe në hartimin e ligjit përkatës
2015 Hapet programi i studimit master i shkencave në Politika dhe Drejtim arsimi
Nis projekti Erasmus+ EuroPS/PoSIG për hapjen e programit master i përbashkët në integrim dhe qeverisje
2016 FSHS kontribuon për përfshirjen e profesionit të psikologut në profesionet e rregulluara dhe në hartimin e ligjit përkatës
Nis projekti Erasmus+ Nr. 573540-EPP-1-2016- 1-BE-EPPKA2-CBHE-JP “Përfshirja e moduleve për legjislacionin dhe të drejtat në arsim në programet e mësuesisë dhe të shkencave të edukimit: një kontribut për të ndërtuar sisteme edukimi të bazuara në të drejtat në vendet në tranzicion”
2017 Mundësohet aksesi në bibliotekat on line EBSCO dhe SAGE pa limit për 5 vite
Nis Projekti Nr. 590916-EPP-1-2017-1-ALEPPJMO-MODULE “Iluminimi dhe integrimi evropian për Ballkanin Perëndimor”
2018 Hapet programi i studimit Master profesional në Psikologji Ligjore
Nis projekti Kultura e të nxënit në universitete në bashkëpunim me Universitetin e Zyrihut
2019 Nis projekti me Universitetin e Lozanës për përmirësimin e programit të studimit Master Profesional në Orinetim Profesional, i mbështetur nga RisiAlbania