logo



SHËRBIMI I KARRIERËS NË FAKULTETIN E SHKENCAVE SOCIALE

 

Shërbimi i karrierës i Fakultetit të Shkencave Sociale është një strukturë që nëpërmjet shërbimeve që ofron i ndihmon studentët të përgatiten për të ardhmen.

 

Vizioni

Vizioni i Shërbimit të karrierës është të frymëzojë dhe të mbështesë çdo student aktual dhe të diplomuar të FSHS-së që të zhvillojë plotësisht potencialin e tij për një karrierë të suksesshme.

.

 

Misioni

Shërbimi i karrierës ka si mision që nëpërmjet informimit, orientimit, këshillimit, trajnimit të mbështesë studentët ndërsa studiojnë në FSHS dhe pas diplomimit që të shfrytëzojnë potencialet e tyre për zhvillimin e karrierës individuale, të bëjnë zgjedhje të përshatshme arsimore, të arrijnë sukses akademik, të orientohen në tregun e punës, të konkurrojnë me sukses në tregun e punës dhe të menaxhojnë me sukses karrierën gjatë gjithë jetës.

.

 

Llojet e shërbimeve

Shërbimi i karrierës i FSHS-së ofron shërbime të shumëllojta informimi, orientimi, këshilllimi, trajnimi:

  1. informim për karrierën;
  2. orientim për karrierën;
  3. këshillim për karrierën;
  4. trajnim për zhvillimin në karrierë;
  5. informim dhe asistencë për aplikim për programet e studimit;
  6. asistencë për praktikën profesionale;
  7. informim për mundësinë e arsimimit të mëtejshëm dhe zhvillimin profesional;
  8. asistencë për veprimtaritë e studentëve dhe të diplomuarve;
  9. informim dhe orientim për tregun e punës.

 

 

 .

Ditët e informimit të maturantëve

 

Fakulteti Shkencave Sociale organizon çdo vit akademik “Ditët e informimit të maturantëve”. Ky aktivitet synon të informojë maturantët për ofertën akademike të Fakultetin e Shkencave Sociale dhe t’u shpjegojë atyre avantazhet e zgjedhjes së programeve të studimit që ofron ky fakultet.

Gjatë ditëve të informimit të maturantëve pedagogë të të gjitha departamenteve të FSHS prezantojnë programet e studimit bachelor si dhe kriteret e pranimit të studentëve. Po ashtu, maturantët  kenë mundësi të diskutojnë dhe pyesin pedagogët për organizimin e studimeve, të vizitojnë  mjediset e fakultetit dhe të shohin nga afër infrastrukturën në shërbim të studentëve.

Ne linqet e mëposhtme gjeni video dhe broshura informimi për maturantët.

 

https://fshs-ut.edu.al/?p=6752

 

https://drive.google.com/file/d/1GzBë5jmAaIPgdmlpiH_LOetrQMYncZPz/vieë

 

https://drive.google.com/file/d/1lTT09Rël5rFDM4doN1266yGD80Kqj47A/vieë

 

https://fshs-ut.edu.al/ëp-content/uploads/2022/02/3.jpg

https://fshs-ut.edu.al/?p=8036

 

https://drive.google.com/file/d/1-FCzAolbpte7YNbxëvk4GO-4Z8SaG-_s/vieë

Klubet studentore

Shërbimi i karrierës mbështet studentët të organizohen në klube studentore dhe nëpërmjet veprimtarive të ndryshme të pasurojnë formimin e tyre, ta bëjnë më të larmishme jetën studentore, të zhvillojnë aftësitë ndërpersonale dhe të zhvillojnë aftësitë krijuese. Studentët kanë mundësi të organizohen në këto klube: Klubi i filozofit, Klubi i psikologut, Klubi i sociologut, Klubi i debatit, Klubi i vullnetarëve, Klubi i drejtësisë sociale.

 .

Të dipolomuarit

 

Fakulteti i Shkencave Sociale i vlerëson të diplomuarit e vet si modele të shkëlqyera për studentët aktualë dhe i fton të ofrojmë mbështetje praktike për studentët ndërsa ata fillojnë karrierën e tyre. Të diplomuarit e FSHS janë ambasadorë të cilët shërbejnë si pika kontakti dhe mbështetës të tij. Ata ndihmojnë të lartësohet profili i FSHS, promovojnë programet e studimit që ofron fakulteti, këshillojnë të intersuarit që të ndjekin studimet në FSHS, mbështesin programet e zhvillimit të FSHS, mbështesin veprimtarinë e të diplomuarvë të shkencave sociale në nivel vendi ose qyteti.

Shërbimi i karrierës në FSHS mban lidhje me të diplomuarit, mbledh të dhëna për punësimin e tyre dhe suksesin në karrierë. Këto të dhëna shërbejnë për të njohur ecurinë e punësimit të të diplomuarve, për të përmirësuar bashkëpunimin e fakultetit me institucionet, organizatat, agjencitë që kërkojnë specialistë të diplomuar në shkencat sociale.

Linku i përdorur për mbledhjen e të dhënave për të diplomuarit.  https://forms.office.com/r/P4uvëBvEqg

 

Nga të dhënat e mbledhura në nëntor 2021 për studentët e diplomuar në periudhën 2018-2021, rezulton se 80% e të diplomuarve janë në marrëdhënie pune dhe 20% të papunësuar. 60% e studentëve janë të punësuar në profesionin e tyre.

 

HISTORI SUKSESI TË TË DIPLOMUARVE TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE SOCIALE

Fakulteti i Shkencave Sociale krenohet me të diplomuarit e vet, ndërmjet të cilëve ka personalitete të spikatura në shkencat sociale dhe japin kontribut në zhvillimet e shoqërisë shqiptare dhe proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 .

Histori suksesi të të diplomuarve në fushën e punës sociale – Kliko,këtu

.

Histori suksesi të të diplomuarve në fushën e psikologjisë – Kliko,këtu

.

Aktivitete

Plani i Punës

Rregullore e Shërbimit të Karrierës